Xhelozia e gruas per te shoqin eshte nje nga pistat ne te cilat po heton policia italiane, per tragjedine ne familjen Mehmeti, ku pas nje sherri, burri, Xhevdet Mehmeti la te vdekur me tre goditje thike gruan e tij.
Elca Tereziu eshte shqiptarja qe shihni ne foton me poshte e cila mbeti e vrare me thike nga bashkeshorti i saj diten e diele, ngjarje e rende qe ndodhi ne Itali ne sy te djalit te tyre 17 vjecar. Ajo u godit tre herë me thikën e kuzhinës nga 57-vjeçari Xhevdet Mehmeti.
Mediat italiane, referuar deklarates se dhene nga avokati i shiqptarit, shkruajne se shkak i sherrit qe perfundoi tragjikisht, u be nje mesazh qe gruaja pa ne telefonin e te shoqit. Thuhet se ishte nje mesazh qe burri i kishte derguar nje kusherires se tij ne moshe, por me nje emoji ne fund, te cilen gruaja, raportohet se e ka keqkuptuar.
Pas kesaj, ajo ka telefonuar me urgjence vellane, duke iu ankuar per sjelljen e papershtatshme te te shoqit. Me tej, mes tyre ka nisur sherri, me fjale, me hedhje sendesh te forta dhe burri rrembeu thiken. Fundi me tej, dihet.
“Nga sot jeta ime ka marrë fund“, mësohet të kete thene autori, sipas mediave italiane, te cilat kane nxjerre deshmine e tij gjatë marrjes në pyetje në polici.
Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Mediat italiane shkruajnë se mes tyre fillimisht kishte pasur një zënkë të ashpër që pati një fund tragjik. Madje thuhet se 52-vjeçarja ishte dhunuar edhe me pare, por nuk kishte bërë kurrë denoncim në polici.
Edhe dy fëmijët e ciftit, 17 dhe 19 vjeçarë u morën në pyetje nga autoritetet italiane dhe tani jane me familjarët e tyre.
Sic tha avokati i shqiptarit, citojne mediat italiane, Mehmeti iu ishte përgjigjur të gjitha pyetjeve të karabinierëve.
“Është shumë i tronditur dhe po kupton atë që ka bërë, pavarësisht se nuk e mban mend mirë sulmin ndaj gruas”, tha ai.
Sipas këtij të fundit, në polici 57-vjeçari ka treguar për një martesë të vështirë dhe problematike, e vështirësuar edhe më shumë, sipas tij nga xhelozia pa motiv e bashkëshortes. Të paktën kështu ka pretenduar Mehmeti në polici.