Një vajzë e moshës 32-vjeçare është gjetur e pajetë brenda në një automjet në Melgushë të Shkodrës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes, ndersa nga dyshimet e para thuhet se e reja ka pesuar infarkt.
Sipas infromacioneve paraprake, mësohet se e reja ka qenë në një dasmë në këtë fshat dhe për një moment ka dalë jashtë, por nuk është kthyer më.
Kanë qenë të afërmit e saj të cilët e kanë gjetur atë të pajetë brenda një automjeti. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Nuk dihet nëse vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale apo nga një helmim i mundshëm. © ShkodraWeb