Një 74- vjeçar nga Shkodra ka gjetur vdekjen në afërsi të Kishës së Zojës. Lajmi konfirmohet nga policia e cila mjaftohet duke thënë se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrore. Kisha e Zojës është një vend pelegrinazhi të përditshëm, në hyrje të qytetit të Shkodrls, por nuk ka inforamcion nëse viktima ka patur si qëllim pelegrinazhin në këtë vend të shenjtë. Por këto ditë edhe temperaturat e larta janë problem për qytetarët, sidomos për moshat e thyera.
“Më datë 02.06.2018, në lagjen “Bahçallëk”, në afërsi të “Kishës Zojës“, ka vdekur shtetasi Q.K., vjeç 74, banues në Shkodër. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.