Rreth oreës 21:30 kengetarja me origjine shqiptare, me fame boterore Rita Ora eshte ngjitur ne skenen e improvizuar ne Sheshin Skenderbej ku jane mbledhur qindra persona per ta ndjekur nga afer dhe shijuar zerin e saj. Ajo kishte zgjedhur te vishte mbremjen e sotme nje fustan me ngjyre te verdhe kombinuar me floket e lyer me ngjyre te kuqe vetem se fundmi, nje surprize qe e zbuloi teksa ishte nisur per ne Tirane.
Kete gje ajo e ka komentuar teksa kaloi nga nje kenge ne tjetren: Sic mund ta shihni floket e mi me ardhjen ne Shqiperi jane te kuqe (dhe qeshi)
Pas kesaj Rita kendoi kengen e saj me te fundit te publikuar “Soul Survivor” qe do te jete pjese e albumit qe ajo tha se do ta nxjerre kete vit.
Me nje pjese te tekstit te kesaj kenge Rita percolli edhe nje mesazh te ndjere ku nder te tjera nenvizoi faktin se duhet te jemi ata qe duam.