Mësohet se Presidenti i SHBA, Donald Trump do të mbështesë një projektligj i cili redukton hyrjen e emigratënve në SHBA me 50%.
Ky projektligj përfshin heqjen e mundësisë së aplikimit për lotarinë amerikane, reduktim të leje-qëndrimeve të shtetasve të huaj dhe green card.
Sipas Trump, kjo reformë do të shërbejë në të mirë të Amerikës, duke i dhënë fund kështu shpresës së shumë popujve, përfshirë këtu edhe shqiptarëve për të prekur ëndrrën amerikane.
Në sajë të këtij ligji të ri do të pakësohet edhe emigacioni i ligjshëm.
Ky sistem i ri do të bazohet në aftësitë e emigrantëve të kualifikuar për të jetuar në SHBA, duke marrë parasysh njohjen e mirë të gjuhës.
Projekligji i cili nuk ka kaluar ende në Senat, kufizon pranimin e anëtarëve të familjes së emigrantëve, duke i dhënë fund programit të lotarisë dhe duke e bërë më të vështirë procesin e marrjes së “Kartës së Gjelbër”