Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një fëmijë është mbytur tek liqeni i Farkës.
Mësohet se 12 vjeçari ishte futur në liqen për t’u larë me shokët, por fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë dot i gjallë prej aty.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, si dhe identiteti i viktimës. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për ngjarjen e rëndë.