Në Mars ka molekula organike dhe metani të cilat ndryshojnë në atmosferë në varësi të klimës. Asnjëherë si tani planeti i kuq nuk ka pasur kushte të tilla për të pasur jetë në të.
Të dhënat e dërguara në Tokë nga misioni Curiosity i NASA-s, janë publikuar në Science dhe janë një provë e fortë që dëshmojnë se tre miliard e gjysmë vite më parë në Mars ka pasur burime jete.