(Foto ilustrim) Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e ‘Don Boskos’, në kryeqytet. Mësohet se një djalë ka vrarë një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten. I riu ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra. Nuk dihen ende rrethat e ngjarjes së rëndë, por policia pritet të zbardhë shkaqet në vijim.