Krimi në familje ka tronditur qytetin e Durrësit, ku burri ka goditur për vdekje bashkëshorten.
Ngjarja e rënde ndodhi orët e para të mbrëmjes në shtëpinë ku ndodhej çifti në fjalë.
Viktimë mësohet se ka mbetur Ardiana Shaholli,40 vjeçe ndërsa autor dyshohet se ka qenë bashkëshorti i saj Ç.Sh 42 vjeç.
Pas një debati me tone të ashpra mes tyre që ka venë në alarm edhe fqinjët, ai e ka goditur me sende të forta në kokë, 40 vjeçarja është transportuar drejt spitalit të Durrësit por nuk ka mundur të ju shpëtojë plagëve të marra.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 15 Spitallë, ku pas një konflikti në familje burri ka ndërmarrë aktin makabër. Adriana Shaholli 40 vjeçe ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra nga goditjet me sende të forta.
Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacion paraprak i policisë
Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia A. Sh. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.
Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.