Një ngjarje e rëndë është shënuar në Londër, ku viktimë ka mbetur një shqiptar. Sipas mediave në vend ai është gjetur i therur pranë një stacioni të një metroje.
Bëhet me dije se viktima është identifikuar si Edmon Jonuzi, 35-vjeç me orgjinë shqiptare. Shtetasi shqiptar 35-vjeçar u gjet i plagosur rëndë në Greens Lane pranë stacionit Turnpike Lane, në veri të Londrës, por më pas u konstatua se ai kishte vdekur nga plagët e marra.