Tifozët rusë mund të jenë të lumtur para ndeshjes hapëse me Arabinë Saudite, duke qenë se orakulli Akil, ka parashikuar fitoren e tyre për këtë sfidë.
Macja e bardhë, e cila vjen nga një muze i qytetit të Shën Pjetërburgut, e quajtur Akil, ka zgjedhur ushqimin që gjendej në pjatën e Rusisë. Nuk është hera e parë që në botën e futbollit, pikërisht në Botëror, kafshët konsiderohen fatsjellëse. Oktapodi Pol, që jetonte në një akuarium në qytetin Oberhausen të Gjermanisë u bë i famshëm në të gjithë botën për parashikimet e sakta të ndeshjeve të përfaqësueses së “Pancerave”, sidomos në Botërorin “Afrikë 2010”. Që nga Kupa e Botës e para 8 viteve çdo event i rëndësishëm futbollistik ka parashikuesin e saj nga bota e kafshëve.