Shtetet e rajonit mund të jenë të varfra, mirëpo disa nga kryeministrat paguhen aq shumë saqë e tejkalojnë gjashtëfishin e pagave mesatare të shteteve të tyre.
Në shtetet e rajonit pagën më të lartë e ka kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, prej 2950 eurosh. Në Kosovë e cila radhitet e parafundit në shtetet e rajonit për nga paga mesatare.
Pagën më të ulët nga kryeministrat e rajonit, e ka ajo e Serbisë, Ana Brnabiç. Ajo merr pagë mujore vetëm 1 mijë euro. /REL/