Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e ndodhur sot në mëngjes në Kurbin, ku bashkëshortja Vjoleta Donaj vrau bashkëshortin Kujtim Donaj. Mësohet se ata ishin tregtar në tregun e Milotit, vend ku ndodhi dhe ngjarja, dhe çifti para të ndodhte ngjarja e rëndë nuk kishin debatuar me njëri- tjetrin.
Bëhet me dije se çifti Donaj punonin si tregtarë në tregun e Milotit. Ata ishin prindër të dy fëmijëve të mitur. Njëri nga fëmijët është 14 vjeç. Janë shoqëruar disa persona në Polici, të cilët mund të hedhin më shumë drtië për këtë ngjarje, pasi sipas informacioneve ngjarjen e kanë parë shumë njerëz.
“Janë dëgjuar 4 të shtëna. Burri ka ardhur me fugon, gruaja ka ardhur me makinë”, ka thënë një prej dëshmitarëve.