Meksika shtang Gjermaninë në ndeshjen e parë të Botërorit. Me një gol të shënuar në pjesën e parë nga Lozano, amerikanojugorët kanë arritur fitoren e parë pas 30 viteve. Pjesa e dytë e Gjermanisë ka qënë mjaft e mirë, por nuk ka mundur të shkojë me shumë se tek dy shtyllat me Kroos dhe Brandt.