Anglia ka vuajtur deri në minutat e fundit për të marrë 3 pikët e para në Kupën e Botës me një kundërshtar modest në letër. “Luanët” kanë kaluar në avantazh të parët në minutën e 11-të mee Kane, ndërsa janë barazuar nga Tunizia në minutën e 35- të me një penallti të kthyer në gol nga Sasi. Pjesa e dytë e ndeshjes ka folur për anglezët, por nuk po gjenin rrugën e rrjetës. Ndërsa mendohej një tjetër surprizë në Botëror, në sekondat e fundit të kohës së rregullt është përsëri Kane, këtë her me kokë që shënon pasi ishte harruar totalisht në zonën e Tunizisë. 4 minutat e shtesës së akorduara nga arbitri, nuk kanë ndryshuar asgjë dhe Anglia merr 3 pikët e para në Botërorin e Rusisë.