Kroacia e Modric mund Argjentinën e Lionel Messi. Ekipi ballkanas ka bërë një lojë shumë të mirë, duke mundur edhe me lojë ekipin amerikano jugor. Pjesa e parë është mbyllur 0 – 0, ndërsa në minutën e 53-të të takimit pas një gafe të portierit argjentinas Rebic shënon golin e parë. Goli i dytë man firmën e Modric me një goditje të zgjuar nga jashtë zone në minutën e 80-të. Goli i nokautit për Argjentinën ka ardhur në minutat e fundit të kohës së rregullt pas një kundërsulmi kroat me autor Rakitic. Me këtë humbje, Argjentina është me një kombë jashtë Botërorit të Rusisë.