Coutinho dhe Neymar i kanë dhënë fitoren Brazilit, në një ndeshje shumë të vuajtur përballë Kosta Rikës. 5 herë kampionët e botës nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e golit në 90 minutat e rregullta, pavaërisht si iu anullua një gol dhe një penallti- e cila fillimisht u akordua por më pas nga VAR u anulua.
Kur mendohej se ndeshja do të shkonte në barazim, në minutën e parë shtesë ka menduar Coutinho dhe kur ora shënonte 6 minuta përtej minutës së 90- të, ka shënuar edhe Neymar. me 4 pikë, Brazili tashmë është më i qetë dhe pret ndeshjen me Serbinë.