Zvicra i falet shqiptarëve dhe mund Serbinë në një ndeshje që u shënjua nga shqiponjat shqiptare. Transalpinët kanë fituar me përmbysje, teksa kanë pësuar gol në minutat e para të takimit nga Mitroviç, i cili shënoi me këkë brenda zonës zviceriane. Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte shkëlqimi i shqiptarëve, fillimisht Xhaka me një predhë nga jashtë zonës barazoi dhe në minutat e fundit, vendosi firmën e fitores Xherdan Shaqiri. Një fitore shqiptare kjo, e festuar edhe me shenjën e shqiponjave nga të dy golashënuesit. Duket se për më tej do të vazhdojnë Brazili dhe Zvicra, të cilët pas ndeshjes së dytë kanë nga 4 pikë dhe Serbia 3 por duhet të ndeshet dhe të fitojë me amerikanojugorët për të dalë nga grupi.