Duket se i ka ardhur fundi topit që kemi parë deri tani në Botëror, i cili ka shkuar në rrjetë në çdo ndeshje. Ishte ndeshja midis Francës dhe Danimarkës ajo që prishi këtë trend që ishte formuar. FIFA ka lajmëruar se do të ketë një top tjetër që do të luhet deri ne gjysmëfinale.
Do të jetë një top tjetër zyrtar i “Telstar” vetëm duke ndryshuar dizajnin e tij. Topi quhet “Telstar Mechta 18”, dhe e ka marrë emrin nga fjala ruse “ëndërr”. Ndërkohe FIFA ka premtuar se do të na surprizojë në fianle me një top të veçantë./panorama/