Brazili do të luajë nesër ndeshjen me Serbinë dhe do ti duhet një fitore për tu kualifikuar si lider i grupi E. Trajneri Tite ka paralajmëruar lojtarët e tij të jenë gjakftohtë.
“Ka momente që duhet të ruash gjakftohtësinë. Presioni në ndeshjen e fundit, sidomos në pjesën e dytë ishte i lartë. Ndërsa për Nejmarin ai u shpreh: “Neymar është në fazën e riaftësimit pasi është një lojtar shumë i talentuar. Ai ka nevojë për një tjetër ndeshje për të qenë në formë ideale si fizikisht ashtu edhe teknikisht.
“Të gjithë ne duhet të marrim përgjegjësitë tona dhe të mos ia japim të gjitha Nejmar-it.”
Nejmar u rrëzua në mënyrë paksa të ekzagjeruar në ndeshje me Kosta Rikën dhe VAR nuk ja dha ndërkohë qe Fabio Kapelo reaqgoi duke thënë se ishte një simulim i pastër. Por trajneri Tite nuk ka ndenjur pa ja kthyer përgjigjen. “Si trajner, Capello, kjo është për ty. Nga një trajner te tjetri, ishte një penallti. Ok, kaq mjafton.”/panorama/