Po mbushen 2 muaj që në Shkodër nuk ka më patenta. Mos u çudisni, mund të futeni në kurs për patentë, mund të merrni provat teorike dhe praktike, por nuk mund të keni në dorë patentën tuaj. A njëjta gjë edhe për rinovimin e patentave.
Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Shkodër, ka gjetur një zgjidhje “halli”. Në vend të patentës, të ofron një fletë- format A4, ku janë të dhënat e atij që ka një patentët, por nuk mund ta ketë në xhep. Kohëzgjatja e kësaj “patente” është 1 muaj me të drejtë rinovimi vetëm një herë tjetër, mës pas…në dorë të Zotit. Sistemi nuk lejon më shumë se një përsëritje të gjoja dublikatës. Pas dy muajve, duhet gjetur një shofer me qira, të kyçet makina në shtëpi ose të lutesh që polici nuk të ndalon. Për të lëvizur jashtë vendit, meqë është edhe sezon turistik, as që bëhet fjalë me atë palo- patentë.
Pse ka ndodhur e gjithë kjo? Mbase mendoni se është faji i DRSHTR-së Shkodër, por jo. Faji është i Tiranës, qendrës e cila nuk ka hedhur akoma tenderin për prodhimin e patentave. Siç quhet në zhargonin e përditshëm, printimin e “kartuçit” të patentës. Për mua apo dikë tjetër që mbase nuk ka makinë apo nuk e përdor, është problem i vogël. Por për të tjerët, është mjaft shqetësues. /shkodraweb.com/