Një sasi e madhe kanabisi në bregun e liqenit të Shkodrës. Sipas informacioneve droga e shpërndarë në breg, u gjet në vendin e quajtur vija e Vrakës, në breg të liqenit.
Deri tani dyshohet se kjo sasi e dyshuar si kanabis është lënë aty nga trafikantët, por nuk dihen arsyet. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Nuk ka ende persona të dyshuar ndërsa dyshohet se sasia e hashashit mund të transportohej drejt Malit të Zi. (foto nga Simon SHKRELI)