Egjipti ka bërë një performncë zhgënjyese në Botërorin e Rusisë, kur pritej më shumë nga Salah dhe shokët e skuadrës. Për parlamentin egjiptian, performanca e kombëtares është e pashpjegueshme. Ata do të nisni një hetim parlamentar rreth shkaqeve. Në fakt, hetimi kryesisht ka të bëjë me 2 pista kryesore.
Një pistë është se pse Federata e Egjiptit zgjodhi si bazë të saj Grznin, kur ndeshjet do të zhvilloheshin shumë larg kryeqytetit çeçen. Pista e dytë ka të bëjë me situatën e pashpjegueshme të Salah.
Ky i fundit u lejua të merrte pjesë në darkën me liderin çeçen, Ramzan Kadirov, i cili akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut. Salah gjithashtu u shpall edhe qytetar nderi. Në hotelin e ekipit gjithashtu raportohet se kanë hyrë dhe dalë persona të fuqishëm dhe të famshëm që kërkonin të takonin Salah.