Ditët e fundit po bën shumë bujë parashikimi i serialit vizatimor “The Simpson” për finalen e Botërorit që po luhet në Rusi. Sipas tyre trofeun prestigjioz në Moskë më 15 korrik do të diskutojnë Meksika dhe Portugalia.
Ky parashikim ka nxitur mjaft njerëz për të vendosur baste se kështu do të ndodhë me të vërtetë.
“The Simpsons” në vitin 2000 parashikoi zgjedhjen e Donald Trump si president të Amerikës, duke i shkaktuar një humbje prej 3.8 mln stërlina kompanisë së basteve “William Hill”.
Ndaj për të mos e pësuar si herën e parë ata kanë vendosur të ulin koeficientet për finalen e Botërorit të parashikuar nga “Simpsons”. Nga 500/1 koefiçienti ka shkuar në 33/1.
Nëse finalja do të ishte vërtet Meksikë-Portugali kompania angleze e “William Hill” momentalisht do të kishte një humbje prej 670 mijë stërlinash.
Kujtojmë që “The Simpsons” finalen e Botërorit të 2018 e kanë parashikuar në një episod të vitit 1997. /BALKANWEB/