Një gazetare e Gazeta Shqiptare ka qënë dëshmitare e një ngjarje të pazakontë fare pranë banesës së saj. Në ato pak rreshta të postuar në Facebook, shoqëruar edhe me një foto, duket qarte se ngjarja ka qënë mjaft e rëndë. Gazetarja Dorjana Bezat shkruan: “Kjo këtu jam unë. Në rrugën përballë meje ndodhi një luftë e vërtetë. U zbrazën karikatorë e plumbat mbushën rrugën. Gjaku po ashtu. Unë aty. Krimi përballë. Policia? Hiçgjëkund!”.
Ka patur një shkëmbim të mirëfilltë zjarri, sipas gazetares Bezat, të paktën edhe të plagosur. Në vendngjarje edhe gazetarja, por policia nuk duket gjëkundi thotë kolegia. Dhe bëhet fjalë për Tiranën, kryeqytetin tonë dhe jo ndonjë ish- komunë të humbur mes maleve ku shkohet vetëm me helikopter. Komentet e tjera, janë të tepërta. Më poshtë edhe fotoja.