Nje aksident i rende ka ndodhur ne aksin Shkoder-Lezhe. Aksidenti ka ndodhur ne vendin ku ndahet Shkodra me Lezhen. Shtetasja Liljana Kullaj ka marre fraktura te renda ndersa po drejtonte mjetin tip ford me targe AA 053 MO.
Ne mjet ndodhej edhe shtetasja Drita Odeja e cila eshte jashte rrezikut per jeten. Mjeti tip Ford eshte perplasur me autobuzin e linjes se Kosoves me targe RKS 05 252 DG.
Sipas burimeve nga pasagjeret e autobuzit ka vetem dy persona me lendime te lehta dhe jashte rrezikut per jeten. Te plagosurit jane derguar ne spitalin rajonal te Shkodres dhe shtetases Liljana Kullaj po i jepet e gjjthe ndihma e duhur per ti permiresuar parametrat jetesor per shkak te frakturave te renda.
Mjeti tip Ford po shkonte nga Shkodra ne drejtim te Lezhes ndersa autobuzi i Kosoves ne drejtim te Shkodres. Dy mjetet jane perplasur duke sjelle kete aksident te rende. Ne vendngjarje jane forcat e policise per te bere zbardhjen e plote te ngjarjes.
Eshte dashur edhe nderhyrja e zjarrefikesve te Shkodres per shkak se drejtuesja e mjetit Liljana Kullaj per pak minuta eshte bllikuar brenda mjetit derisa zjarrefikesit bashke me policine kane arritur qe ta nxjerrin jashte. /Nga Senad NIKSHIQI/