Boeing ka prezantuar aeroplanin me shpejtësi ipersonike që shkurton fluturimin transatlanik nga Nju Jorku në Londër nga shtatë orë në dy.
Aeroplani i shpejtë i fluturimit të Boeing “debutoi” në konferencën amerikane të Institutit Amerikan të Aeronautikës dhe Astronautikës të mërkurën në Atlanta.
“Është zbulimi më i madh për ne si kompani. Synojmë që shpejt të ofrojmë udhëtim në tërë botën për 2 orë” ka thënë CEO i kompanisë, Dennis Muilenburg. /BALKANWEB/