E ftuar në emisionin “Fair Play nga Enekelida Zeko” në “News 24”, Ina Zhupa, zëdhënësja e Partisë Demokratike, foli për eliminimin e Gjermanisë nga Botërori në fazën e grupeve.
“Unë besoj se Loë po të merrte skuadrën që mori në Kupën e Konfederatave Gjermania do të ishte një skuadër tjetër. Që kur u futëm në fushë thamë që mungonte Shkodran Mustafi, jo sepse është lojtar shqiptar, por sepse ishte paraqitur mirë.
Jo vetëm kaq por edhe Sane, apo lojtarë të tjerë. Kam pikëpyetjet për zgjedhjet e trajnerit.
Një nga trajnerët që kishte më shumë kohë në drejtimin e skuadrës në raport me skuadrat e tjera pjesëmarrëse në Botëror. Ndoshta e kishte formulën fituese, por përdori në ‘Brazil 2014’ dhe kundërshtarët tani ishin të mësuara me të.
Ata nuk ndryshuan për faktin se ishin kampionë dhe kjo mendoj se i penalizoi. Është fakt se 3 skuadrat e fundit që kanë fituar Botërorin pas 4 vitesh janë eliminuar në fazën e grupeve.”/balkanweb/