Dashi
Sot do të vendosni në rrezik besueshmërinë tuaj në punë, për shkak të një çështjeje që nuk ju përket. Në sektorin e ndjenjave, këshillohet të ruani pozicionin tuaj superior në raportin në çift, por tregohuni modest në lidhje me këtë.
Demi
Dielli në shenjën tuaj do të favorizojë realizimin e projekteve tuaja. Do të ndiheni shumë energjikë për të përballuar të gjitha detyrat e ngarkuara, pa pasur nevojë për ndihmën e askujt. Në ambientin afektiv, keni nevojë të reflektoni.
Binjakët
Ndiheni shumë tendenciozë dhe të gatshëm për t`u zënë me këdo, sot, vetëm sepse idetë e tyre nuk janë të njëjta me idetë tuaja. Në ambientin afektiv, parashikohen aventura të papërsëritshme.
Gaforrja
Jeni të rrethuar nga persona që do t`ju tregojnë ndjenjat e tyre, në çdo veprim. Në ambientin profesional, do të ndiheni shpesh, i pasigurt, në atë që bëni. Në ambientin afektiv, ndieni nevojën për të konsoliduar raportin tuaj.
Luani
Nëse jeni duke jetuar momente monotonie në raportin tuaj, një veprim i paparashikuar nga ana e partnerit, do të bëjë që t`i jepni vlerë lidhjes suaj. Në punë, ndieni nevojën që të largoheni me pushime.
Virgjëresha
Do të jeni shumë komunikues dhe gatishmëria juaj do të vlerësohet nga ata që ju rrethojnë, si në familje ashtu edhe në fushën e ndjenjave. Në dashuri, diçka do t`ju entuziazmojë. Nëse jeni vetëm, mund të keni një njohje të re.
Peshorja
Në ambientin afektiv, do të keni shumë mosmarrëveshje më partnerin. Do të kritikoni sjelljen e tij aspak të përshtatshme përballë realitetit. Në ambientin profesional, do t`ju jepen të gjitha mundësitë për të forcuar pozitat tuaja.
Akrepi
Në ambientin e ndjenjave, sjellja juaj ndaj partnerit, lë shumë për të dëshiruar. Evitoni dialogun sepse situata mund të përkeqësohet. Në ambientin e punës, do të jeni në gjendje të tregoni vlerat tuaja dhe dikush do të tërhiqet nga kritikat që ju ka bërë deri tani. Përpiquni të mos kushtëzoheni!
Shigjetari
Sistemi juaj nervor rezulton të jetë shumë delikat. Si pasojë do të provokoheni lehtë, sidomos në ambientin profesional. Nuk do të jeni të predispozuar për të pranuar kritika. Në dashuri, një ngjarje pozitive, do të përmirësojë raportin tuaj në çift.
Bricjapi
Në ambientin afektiv, keni mundësi të ndani momente të lumtura me partnerin tuaj. Shijojini! Në ambientin profesional, asgjë nuk mund t`ju pengojë në realizimin e projekteve tuaja, sidomos të atyre projekteve që i keni shumë për zemër.
Ujori
Yjet ju këshillojnë të silleni në mënyrë më përkëdhelëse në ambientin afektiv. Mos bini pre e provokimeve që mund t`ju bëhen nga larg. Në ambientin profesional, duhet të bëni shumë kujdes! Mund të vini në rrezik komoditetin që keni krijuar deri tani.
Peshqit
Keni një dëshirë të zjarrtë për stabilitet dhe do të bëni gjithçka për ta arritur. Në punë, duhet të jeni shumë të vëmendshëm ndaj sinjaleve që do t`ju vijnë. Mund të programoni, në këtë mënyrë, më mirë projektet tuaja.