DASHI
Do të keni mundësi të kultivoni interesat tuaja dhe të zgjeroni horizontet tuaja kulturore. Në punë do të arrini qëllimet tuaja duke marrë përkrahjen e njerëzve përreth jush. Në aspektin afektiv bëni mirë të shmangni xhelozinë.
DEMI
Do të mbani qëndrim sot në disa situata duke u përpjekur të koordinoni gjithçka sipas vullnetit tuaj. Në ambientin e punës do të bëni një investim fitimprurës. Në aspektin afektiv shpeshherë mund të qeshni me zgjedhjet e partnerit tuaj.
BINJAKET
Gjatë ditës së sotme do të vini gjithçka në diskutim dhe yjet ju sugjerojnë të tregoheni të kujdesshëm ndaj vendime të pamenduara mirë. Në ambientin e punës letrat tuaja fituese janë të qenit të kujdesshëm e dinak.
GAFORRJA
Problemet e vogla që mund të keni nuk do të mund t’ju frenojnë për të ecur përpara në ato çka dëshironi. Në ambientin e punës gjithçka do të shkojë mirë duke u treguar më të disponibël dhe të mirëkuptueshëm me të tjerët.
LUANI
Do të përjetoni momente me intensive dhe eufori gjatë një mbrëmje argëtuese. Në ambientin e punës do të jeni konkretë e praktik. Në aspektin afektiv kini kujdes nga hapat që do të hidhni.
VIRGJERESHA
Gjatë ditës së sotme do të dini të qëndroni të qetë në çdo situatë. Në ambientin e punës do të vendosni të shkoni kundër rrymës. Në aspektin afektiv do të jeni impulsivë.
PESHORJA
Për ditën e sotme yjet ju ftojnë të mos i merrni shumë për bazë mendimet e personat që nuk i njihni shumë mirë. Në ambientin e punës tregohuni të kujdesshëm nga njohjet e reja. Në aspektin afektiv do të vijë momenti i duhur për të zgjidhur një çështje me partnerin.
AKREPI
Gjatë ditës së sotme në ambientin e punës duhet të tregoheni koherent dhe të kujdesshëm përpara se të filloni një project të ri. Në aspektin afektiv nëse po jetoni një marrëdhënie në çift,mos thoni gënjeshtra pasi mund t’ju zbulohen shumë shpejt.
SHIGJETARI
Kush do të kenë mundësi të kalojnë kohë me ju do të jetë mjaft entuziast për harmoninë që ju karakterizon. Në aspektin afektiv do të jeni mjaft romantik.
BRICJAPI
Do të keni mundësi të përmirësoni lidhjet tuaja sociale duke pasur dhe vlerësimin e miqve tuaja. Në ambientin e punës rruga juaj do të rezultojë e ngadaltë por e pasur me mundësi pozitive për të ardhmen tuaj. Në aspektin afektiv është momenti i duhur për vendime të mëdha.
UJORI
Shumë mundësi sot do ju lejojnë të rigjeni gëzim dhe vendosmëri njëkohësisht për vendimet e marra. Në aspektin afektiv janë të mundura debate dhe diskutime por që do të keni mundësi për të korrigjuar.
PESHQIT
Yjet ju sugjerojnë të përballeni e të flisni hapur për një problem që ju shqetëson sesa të mbylleni në vetvete. Në ambientin e punës do ju kërkohen shpjegime. Në aspektin afektiv do të keni më shumë besim tek lidhja juaj.