Dronet janë një risi teknologjike që vitet e fundit janë përhapur shumë. Mirëpo një lloj i ri po përdoret nga ushtria amerikane për t’u futur në zona ku nuk ka mbulim satelitor.
Këto lloj dronesh quhen “Black Hornet”, ose Grerëza e Zezë dhe janë dronët më të vegjël në botë që do të përdoren nga ushtria amerikane.
Droni peshon vetëm 32 gram, është i pajisur me kamera termike, që diktojnë nxehtësinë, dhe që mund të përdoret nga ushtarët pasi të jenë futur në zona të veçanta.
Black Hornet arrin të fluturojë për dy kilometra, me 21 kilometra në orë, duke u dhënë ushtarëve informacion të plotë e në kohë reale për se sa armiq mund të ketë rrotull, brenda kësaj distance.
Këta lloj dronësh janë testuar nga ushtria amerikane gjatë dy viteve të kaluara dhe me sa duket ushtarëve u kanë ndihmuar aq shumë sa që qeveria ka lidhur një kontratë me kompaninë prodhuese “Flir” për të vazhduar bashkëpunimin.