Goditi për shkak të detyrës Inspektorin e Hetimit Tatimor, arrestohet menjëherë nga Policia e Shtetit.
Më datë 01.07.2018, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin :
– Tafjon Morina, 24 vjeç, banues në Golem, Kavajë (pronar i një subjekti).
Ai, pas një debati për bllokimin e aktivitetit tregtar, konstatuar me shkelje, ka goditur shtetasin O.B., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Hetimit Tatimor.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasit Morina, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. /Njoftim i Policisë së Shtetit/