Prokurori i Apelit të Tiranës që prej vitit 2002, po përballet sot në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Luan Kaloçi ka mungesë burime financiare, deklarim të rreme dhe fshehje pasurie sipas deklaratave të ILDKPI-së.
Ndërkohë, KPK kreu hetim vetëm për kriterin e pasurisë dhe tha se nga hetimi rezultoi se apartamenti 145 m2, vlerën e deklaruar e ka 52 mijë dollarë. Balkan Web raporton se nga analiza e bërë në deklarimet në vite dhe dokumentacioni i siguruar nga KPK kishte mospërputhje.
Prokurori si fillim është shprehur se për blerje përdori paratë që përfitoj nga shitja e shtëpisë në Elbasan, ndërsa në deklaratën Vetting thuhet se e bleu me kredi. Ndërkohë, ka edhe mospërputhje të për sipërfaqen si dhe për burimin e të ardhurave me të cilat ka blerë dyqanin.
KPK konstaton se Kaloci nuk ka deklaruar tri llogari bankare dhe një automjet që është blerë nga vajza e tij. Sakaq, avokati i prokurorit, Ardian Visha tha se Kaloci ka vetëm një shtëpi dhe një garazh, ndërsa shtoi se bëhet fjalë për një pasuri modeste.
Visha tha:
“E pranojmë që ka lapsuse në deklarata. Por nuk ka mosjustifikim të pasurisë. Kaloci vazhdon të paguajë kredi, i biri ka fituar një lotari”