Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka shpenzuar plot 64 422 euro për dieta, bileta avioni dhe hotele, që nga nëntori 2017 e deri në 23 prill 2018, kur mbylli vizitën në Shtetet e Bashkuara.
Këto shifra i ka bërë publike vetë Majko dhe i ka dorëzuar në Kuvend, për të qene transparent, jo vetëm me këtë instituicion, por edhe me publikun. Kështu vizita e tij e parë si ministër për diasporën ka qenë në Maqedoni.
Ndërkohë vendi ku ka shpenzuar më pak ka qenë Italia, një vizitë ku Majko ka qenë i vetëm më 25-28 mars të këtij viti.