Brazili u eliminua mbrëmjen e djeshme përballë Belgjikës dhe “ylli” i ekipit “Seleçao” nuk doli në një prononcim për gazetarët. Në këtë mënyrë ai i bëri “bisht” të gjitha pyetjeve që do ti bëheshin duke larguar kështu përgjegjësinë e tij. Por për ti ngritur moralin lojtarit ka menduar e dashura e tij 22-vjeçarja, Bruna Marqezin. Ajo ka reaguar duke shkruar në rrjete sociale:
“Ji i fortë dhe i guximshëm, edhe pse gjërat nuk erdhën ashtu siç doje. Jam shumë krenar për ty dhe e admiroj mënyrën se si ti luan. Pashë një përkushtim të madh tëndin, por edhe të skuadrës gjithashtu.
Ju nuk duhet të mërziteni por të ngrini kokën lart dhe të riktheheni më të fortë se kurrë. Unë jam tifozja jote më e zjarrtë. Me shumë dashuri, Bruna”, shkruan e dashura e futbollistit mes të tjerave.
https://www.instagram.com/p/Bk6StAwn3Xo/?utm_source=ig_embed