Anglia shkëlqen dhe kalon pa vështirësi pengesën me emrin Suedi. Ishullorët kanë shënuar dy gola, në një ndeshje që nuk u vu asnjëherë në dyshim fituesi. Goli i parë erdhi nga Meguajer në minutën e 30-të, ndërsa goli i dytë erdhi me anë të Alli në minutën e 59-të. Anglia ka bërë një volum të madh loje dhe ka patur edhe mundësi të tjera për shënim, por rezultati nuk ka ndryshuar.
Anglezë presin ndeshjen e orës 20.00 Rusi- Kroaci, për të njohur rivalin që do të kenë përballë në gjysmëfinalen e botërorit të Rusisë, i cili tashmë është kthyer në një Europian me vetëm skuadra nga “kontinenti plak” në garë për Kupën e Botës.