Arrest me burg ka dhënë masen e sigurisë Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për Dedë Gurin 60 vjecarin I cili është autori I plagosjes së 33 vjecarit Fatmir Zyla ngjarje e ndodhur në Unazen Lindore të Qytetit të Shkodrës mbrëmjen e 3 gushtit. Nga sa mësohet autori Dedë Guri ka pranuar autoriësinë e plagosjes para gjykatës dhe mësohet se është shprehur se nuk ka pasur qëllim vrasjen e tij dhe se cdo gjë e ka bërë në vetëmbrojtje. Ndërsa nga ana tjetër ka kërkuar përmes avokatit mbrojtës që masa e sigurisë arrest me burg e kërkuar nga prokuroria të zëvëndësohet me arrest shtëpie. Cka është refuzuar nga gjyaka e cila ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 60 vjecarin Dedë Guri.
Gjithashtu është zhvilluar edhe gjyqi ndaj të plagosurit Fatmir Zyla, séanca gjyqësore u zhvillua ne Spitalin e Shkodrës ku I dëmtuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve për shkak të plagëve të marra dhe ndërhyrjes kururgjikale që ka pasur. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg me afat 22 ditë për 33 vjecarin I cili nga prokuroria akuzohet për armëmbatjte pa leje dhe kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike. Akuza këto që janë mohuar nga 33 vjecari, I cili është shprehur se konflikti mes tij dhe Dedë Gurit ka nisur për shkak të faturës së dritave. Nga ana tjetër vjehrra e të plagosurit Fatmir Zyla, 62 vjecarja Mire Legjeja, para gjykatës është shprehur se arma e gjetur është e saj si dhe lënda narkotike. Madje ajo mësohet të ketë thënë se armën e ka mbajtur në shtëpi pasi jeton e vetme për vetëmbrojtje, ndërsa lëndën narkotike e ka kultivuar vetë dhe e ka përpunuar me qëllim shitjen e saj. Gjykata ka vendosur nga 62 vjecares masën e sigurisë arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike.
Konflikti mes Dedë Gurit dhe Fatmir Zylës mësohet të ketë nisur për shkak të faturave të pa shlyera nga 33 vjecari. I cili kishte me qëra një local në Unazën lindore të Shkodrës pronë e shtetasit Dedë Gurit, ky konflik për shkak se 60 vjecari ka kërkuar shlyerjen e detyrimeve, por 33 vjecari ka refuzuar për shkak të pretendimit se shtëpia e cila ndodhet mbrapa lokalit pronë e 60 vjecarit është furnizuar me energji elektrike. Në momentin e plagosjes së 33 vjecarit, mësohet të ketë qenë vjehrra e tij e cila të ketë nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë për të qëlluar ndaj Dedë Gurit, por mësohet se arma nuk ka shkrepur. Dedë Guri mësohet të ketë qenë I arrestuar nga policia nën akuzen e vjedhjes së energjisë elektrike në vitin 2013. /ROZAFA.TV/