OSHEE vijot te perballet serish me ankesa te qytetareve. Drejtori i Operatorit te Shperndarjes se Energjise Elektrike, njesia Shkoder, Elvis Çelmetaj, thote se numri i tyre eshte me i ulet krahasuar me periudhen e 6-mujorit te pare, megjithate cdo ankese shqyrtohet nga OSHEE. Çelmetaj thote se ankesat kryesisht jane per mbifaturim, por nuk mungojne as ato te problemeve teknike. Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike eshte i detyruar qe per cdo ankese te ktheje pergjigje me shkrim, e po ashtu te dergoje operatore te specializuar per verifikimin e rasteve. /ROZAFA.TV/