Fëmija që shikoni në foto, sot është pretendent për tu shpallur kampion bote në futboll. Është një histori e veçantë, e cila fatmirësisht ka patur një “happy- end”. Është Luka Modriç, një nga futbollistët më të mëdhenj të botës, sot lojtar i Real Madrid, fitues i Champions. Gjyshin ia vranë serbët kur ishte 6 vjeç. Prindërit e tij u bënë refugjatë, në një zonë lufte. Ai u rrit me zhurmën e shpërthimeve të granadave. Trajnerët thonin se është shumë i dobët dhe i turpshëm për të luajtur futboll. E mbrëmë, Luka Modriq e udhëhoqi Kroacinë në finalen e parë ndonjëherë në Botëror! Kjo është magjia e futbollit, sportit më të bukur në botë…