Nje i ri ndodhet ne gjendje te rende ne spitalin e Shkodres, pasi ka tentuar t’i jape fund jetes duke konsumuar fostoksine. Lajmi behet i ditur nga Policia e Shtetit e cila ne njoftimin zyrtar shkruan se 18-vjeçari ndodhet ne gjendje te rende ne spital.
Njoftimi zyrtar i policise
Më datë 05.08.2017, ora 21:30, në fshatin Hot i Ri, njësia administrative Rrethina, Shkodër, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi K. Ç. 18 vjec, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër.