Një i ri, rreth 24-vjeç, nga Tirana që ndodhej në gjendje të rëndë në spital, pasi u nxor nga pushuesit në Gjirin e Lalzit ka ndërruar jetë. Informacioni konfirmohet nga bluzat e bardha. Ai kishte shkuar në plazhin e Gjirit të Lalzit së bashku me familjen për të kaluar fundjavën. Ndërsa pasdite rreth orës 17:00 është parë mbi ujë në gjendje të rëndë nga një pushues, i cili i ka dhënë ndihmën e parë.
Informacionet e para ishin kontradiktore, pasi dyshimet e para ishin se ka ndërruar jetë, ndërsa 24-vjeçari u dërgua në spitalin e Durrësit në gjendje shumë të rëndë. Kujtojmë që në mesditë ndërroi jetë një 30-vjeçar në Velipojë, pasi u fut për të shpëtuar të dashurën, por nuk arriti që të dilte vetë i gjallë.