Tre ditë pas atentatit tek “Komuna e Parisit”, ku mbeti i plagosur 25-vjeçari Lorenc Hoxha, zbardhen motivet e ngjarjes. Të enjten autorët u përballën në semafor me Lorenc Hoxhën dhe e qëlluan në shpatull nga arma e Dejvis Rrustemaj. Ata nuk kanë pranuar se e kishin ndjekur nga pas me qëllim për ta plagosur apo vrarë. Policia e Tiranës arrestoi dje 4 autorët e dyshuar të përplasjes me armë, ku mbeti i plagosur 25-vjeçari Mariglen Hoxha, alias Lorenc Hoxha.
Tre të akuzuarit për atentatin tek kryqëzimi i “Komunës së Parisit” dhe përkrahësi i tyre, Dejvis Rrustemaj, Klajdi Kodra, Igler Qose dhe Ardit Xheferri kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë për akuzën e vrasjes me dashje, në bashkëpunim, të mbetur në tentativë. Në debat e sipër, Lorenc Hoxha i ka thënë ‘mos fyej kujtimin e të vdekurit se do kesh punë me mua’ dhe janë kofliktuar deri sa i kanë ndarë të tjerët.
Gazetarja Klodiana Lala e cila ndoqi sot seancën gjyqësore raporton për “BalkanWeb” se Hoxha është konfliktuar me Igler Qosen një muaj më parë. Mësohet dhe ky i fundit i kishte thënë Hoxhës se kushëririn e tij të vrarë e kishte pasur ‘ushtarin e tij’. Më pas ata janë takuar tek sheshi “Nënë Tereza” ku Qose, Rrustemaj dhe Kodra i kanë thënë 25-vjeçarit Hoxha ‘ti nuk je burrë që nuk merr hakun e kushëririt’. Më pas janë ndarë por sërish me një konflikt në mes dhe katër ditë më parë, kur 4 të rinjtë e kanë parë në kryqëzimin e “Komunës së Parisit” e kanë qëlluar.
Sipas policisë autori kryesor i ngjarjes dhe bashkëpunëtorët fshiheshin në qytetin e Vlorës. Mbi bazën e punës dhe provave të grumbulluara, Sektori Kundër krimeve të Rënda ndaj jetës në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “Poker”, ku u bë arrestimi i 4 të dyshuarve:
– Dejvis Rrustemaj, (në rolin e ekzekutorit), 27 vjeç, banues në Tiranë.
– Klajdi Kodra, (në rolin e bashkëpuntorit), 27 vjeç, banues në Tiranë.
– Igler Qose, (në rolin e bashkëpunëtorit) 26 vjeç, banues në Bulqizë.
– Ardit Xheferri, (përkrahës i autorit të krimit), 31 vjeç, banues në Tiranë./ BW