Si kurrë ndonjëherë më parë PD e kishte deklaruar përpara se të merrej vendimi i komisionit të vettingutt, se gjykatësi i lartë Ardian Dvorani do të dilte i pastër prej tij. Megjithëse opozita i përmendi 100 milionë lekët e pa justifikuara, lidhjet e ngushta me familjen e Fatmir Xhafajt, faktin se kishte qëndruar në detyrë edhe katër vjet pas skadimit të mandatit si gjyqtar i lartë, pretendimi i saj ishte se: vendimtar për fatin e Dvoranit do të qe afërsia e tij me hierarkët e lartë të PS-së.
Në fakt kjo lidhje është e pamohueshme. Ardian Dvorani është vëllai i njërit prej viktimave të Gërdecit. Që në kohë të qeverisë Berisha qëndrimet e tij kanë qenë të njohura. Por ato u bënë më publike dhe më të dukshme, gjatë procesit të videopërgjimit të Ilir Metës, të cilin shumica e asaj kohe PD-LSI, e ktheu në një betejë për jetë a vdekje.
Shumë kush e mban mend se një ditë përpara gjyqit, Sali Berisha shkoi publikisht të darkonte në shtëpinë e Ilir Metës. Por të nesërmen Ardian Dvorani filloi të shfaqte qëndrime të ndryshme nga katër gjyqtarët e tjerë. Ashtu siç e pranoi ai edhe në konkluzionin përfundimtar të vendimit, ai gjatë ecurisë së procesit kishte pasur qëndrime të ndryshme nga shumica e kolegëve të tij. Mbi të u ushtruar deri në minutën e fundit presion nga socialistët që Meta të mos e fitonte vendimin 5 me 0.
Në fakt kështu ndodhi. Edhe Dvorani votoi pro pafajësisë së Metës. Disa zëra thanë atëherë se ai u kërcënua me daljen e rregjistrimeve audio ku dëgjoheshin deputetë të PS të thonin se e kishin të sigurtë votën e Dvoranit. Por kjo ka pak rëndësi. Megjithëse në fund u thye, dhe u mundua ta justifikojë kthesën e tij me publikimin e një “mendimi paralel”, edhe aq rrezistencë që bëri me sa duket i është mbajtur mend nga mazhoranca e sotme. Në atë kohë nuk ishte pak të ishe pro kërkesës për ekspertë të huaj kur berisha dhe Meta donin ta mbyllnin gjyqin me ekspertët vendas, të blerë dhe të shpërblyer prej tyre. Me sa duket ky “heroizëm” i është mbajtur mend Dvoranit më shumë sesa voat e tij pro metës në fund të procesit. Dhe prandaj ai u bë i vetmi gjyqtar i asaj farse që kaloi vettingun. Majlinda Andrea tashmë është dënuar për një aferë korruptive me të shoqin si sekser. Gani Dizdari u dogj nga vettingu, ndërsa Ariana Fullani dhe Guxim Zenelaj dhanë dorëheqjen pas përfundimit të mandatit si gjykatës të lartë. /LAPSI.al/