Në vitin 1961 kur Pjetër Arbnori u arrestua, oficeri i Sigurimit që u mor me zbulimin e ndjekjen e grupit të tij ishte kapiten Sotiri nga Shtika e Kolonjës.
Karakteristika e tij formulohen nga të dhëna interesante. Ishte me vetëm 4 klasë fillore. Me profesion bujk, shofer e marangoz.
Deri në vitin 1942 kishte shërbyer në ushtrinë fashiste. Në vitin 1945 me ardhjen në fuqi të “pushtetit popullor” nis punën në organet e punëve të brendshme.
Në vitin 1950 gradohet nëntoger. Në vitet 1956-1962 është shef i seksionit të 3-të në Degën e Punëve të Brendshme Durrës, kohë kur godet Pjetër Arbnorin. Karrierën e mbyll në vitet 1962-1966 si zëvendësdrejtor i shtëpisë së pushimit të oficerëve./Nga Kastriot DERVISHI, 55news.al/