Shkelzen Selim eshte anetari i shtate i Gjykates se Larte qe del perpara Komisionit te Pavarur te Kualifikimit per procesin e vettingut.
Ne nisje te seances gjyqesore, ai kerkoi pezullimin e saj deri ne kryerjen e nje hetimi se kush eshte personi qe ka nxjerre ne media disa dokumente konfidenciale per te.
Por komisioni nuk e pranoi kerkesen e Selimit. “Pasi u njoha edhe me vendimin e ndërmjetëm, çmoj qe vazhdimi i procesit bie ndesh me nenin 6 te Konventës së të Drejtave të Njeriut per proces te paanshem. Siç e shpjegova dyshimi im nuk eshte te trupa, por te personat qe kane punuar me raportin e DSIK-së. Kane nxjerre sekret hetimor dhe une sjam vene ne dijeni. Ky proces po zhvillohet vetem te figura. Mua s’më jane bere me dije hetimi pasuror dhe aftesite profesionale. Une ketu jam per te mbrojtur dinjitetin tim. Pakkush ka mbajt peshe penale si une me 15 mije ceshtje te tilla mbi shpatulla. Kam gjykuar ceshtje penale te jashtezakonshme. Kam dhene mbi 15 denime me burg perjete. Pasi te largohem ju lutem bejani ju me dije publikut pergjigjet e mia per konstatimet e hetimit administrativ”, tha Selimi perpara se te largohej nga salla.