(foto ilustrim) Një 18-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit Gjat në Gjirokastër. Sipas dëshmive në familjareve në polici, ai u largua rreth mesnatës së të mërkurës nga banesa, ndërsa dy orë më vonë u gjet i mbytur në rezervuar.
“Në datën 25.07.2018, rreth orës 23:58, shtetasi R.H, 18 vjeç, është larguar nga banesa tij në fshatin Gjat -Gjirokastër dhe pas kërkimeve të bëra nga policia dhe familjarët e tij rreth orës 02:00 u gjet i mbytur në rezervuarin e fshatit Gjat. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor ku nga veprimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale”, njoftoi zyrtarisht Policia e Shtetit.