Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Fierzë. Mësohet se plumbat janë derdhur në drejtim të një furgoni që lëvizte në aksin Qafë Mali-Fierzë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 pranë zonës së njohur si “Gropa” në Fierzë.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. Por nga të shtënat furgoni që kthehej nga Tirana drejt Fierzës, është prekur nga tre plumba.