Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Pukë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Poravë, Fushë Arrëz, shtetasi L. N. 49 vjeç, banues në fshatin Poravë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të mjetit me targa AA 982 MG, i drejtuar nga shtetasi T. P.
Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.
Nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt për motive të dobëta.
Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe po punohet për kapjen e autorit. /Njoftim i Policisë së Shkodrës/
MUND TË LEXONI EDHE: Qëllohet me armë zjarri furgoni i linjës Qafë Mali – Fierzë, e godasin 3 plumba