Më datë 27.07.2018, rreth orës 21:15, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, është marr njoftim se po ndodhte një konflikt.
Menjëherë ka shkuar patrulla e policisë ku i ka dhënë urdhër drejtuesit të mjetit tip Benz, shtetasit Ylli Luka, 37 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë, për të ndaluar.
Shtetasi i lartpërmendur nuk i është bindur urdhërit të patrullës së rendit dhe për pasojë ka aksidentuar punonjësin e policisë së rendit Jonuz Vrapi i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat, me frakturë në këmbë, jashtë rezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit Ylli Luka më pas është bllokuar nga shërbimet e tjera të policisë dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kuçovë, për veprime të mëtejshme.