Shkruan në Facebook ish- deputeti i PS-së, Andis Harasani i cili prej vitesh jeton familjarisht në SHBA: “Ka ardhur momenti që politika të ngrihet mbi inatin. Shumë mirë bëri Presidenti që ktheu ligjin. Dhe favorin më të madh ja bëri jo Teatrit, por pozitës. E shpëtoi nga situata e vështirë ku futën veten.
Është momenti që KM të ngrihet aty ku i takon. Në djall vafshin ato kulla. Premto z. KM një teatër modern me fondet e buxhetit. Qoftë ai dhe 30 milionë. S’ka bankë që nuk do e financonte me një kredi 20-vjeçare.
Janë 1.5 mln në vit. Asgjë për buxhetin! Nëse nuk gjen në Shqipëri ta gjej unë bankën jashtë Shqipërie. Dhe ambientin rreth e rrotull ktheje të gjithin në lulishte! Do të falënderojnë të gjithë!”.